Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Bislimovski: Protestat e qytetarëve janë legjitime por VMRO-DPMNE-ja kryen presion ndaj neve

Zhurnal Ads

Shkup, 11 shtator – Zhurnal.mk – E kuptoj pakënaqësinë nga vendimi i sjell dhe mendoj se protestat e qytetarëve janë legjitime kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, por VMRO-DPMNE-ja opozitare me protestën e paralajmëruar për sot kryen presion ndaj trupit rregullator, porositi kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE) Marko Bislimovski.

“Protestat e qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike janë legjitime dhe e kuptoj pakënaqësinë. Prandaj inicuam takim me sindikatën në të cilën jemi në dispozicion të plotë që t’u ndihmojmë kur do të marrin pjesë në këshillin ekonomik-social me analiza profesionale dhe mbështetje për vendim në drejtim të ndihmës së kategorive më të rrezikuara, ndërsa veçanërisht për ata të cilët direkt i ndjejnë pasojat nga kriza shëndetësore. Jam i dëshpëruar që në vitin 2020, në kohë të pandemisë, partia më e madhe opozitare, në vend që të ofrojë zgjidhje institucionale dhe vizionare, zhvillon agjendë agresive politike me presion ndaj trupit rregullator”, deklaroi Bislimovski për Dojçe Vele.

Si kryetar i KRRE-së, theksoi, edhe më shumë jam i dëshpëruar që lideri i VMRO-DPMNE-së i cili prezantohet si energjik, nuk e din se vendimi sillet në bazë të llogarive të dorëzuara nga kompanitë energjetike.

“E pamundur është si Mickoski nuk i ka lexuar raportet e Bashkësisë energjetike në të cilat dy vite me radhë na radhisin si rregullatorë më të mirë nga të gjithë trupat rregullatorë që i mbulon Sekretariati”, potencoi Bislimovski.

Vendimi për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë për 7,4 për qind është sjell më 31 korrik të këtij viti. Atëherë Bislimovski sqaroi se të gjitha kompanitë energjetike kanë kërkuar rritje të çmimit për shkak të rritjes së shpenzimeve që i kanë pasur dhe konsumin e zvogëluar të shkaktuar nga kriza me koronavirusin. Pas protestave të qytetarëve porositi se çmimi i rrymës mund të kthehet vetëm nëse pranojnë kompanitë energjetike.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Restorantet të gatshme vullnetarisht të mbyllin lokalet për dy javë

Z H

Ixhet Memeti propozohet për anëtar të Këshillit të Prokurorëve Publik

E.E.

5 të vdekur dhe 142 raste të reja me Covid në Maqedoni

Z H

Mickovski në Hungari: EU të jetë e sinqert me Ballkanin

T E

Mickoski: Personalisht Borisov më ka treguar se Zaevi i ka premtuar realizimin e gjitha kërkesave bullgare

Z H

Izet Mexhiti gozhdon Artan Grubin me kritika, Grubi dështimin e fshehë me ikje nga Kuvendi

B M
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...