Bislimovski siguron: Para vitit të ri nuk shtrenjtohet rryma elektrike

Shkup, 12 tetor – Ka problem me çmimet e energjisë elektrike dhe gazit natyror në gjithë Europën, në periudhën në vijim mund të pritet disa shtete para se gjithash prodhimin vendor ta shfrytëzojnë për nevoja të veta, por prap do të ketë transaksione në treg të energjisë elektrike dhe kjo do të funksionojë.

Kështu deklaroi kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, MArko Bislimovski.

Ai njofton se kur të ritet dërgesa e gazit natyror nga Rusia, poshtë lartë do të stabilizohet çmimi i gazit natyror dhe me këtë do të stabilizohet çmimi i energjisë.

“Kjo nk është problem vetëm i vendit tonë por gjithë Europës, dhe tanimë po ndërmeren masa me qëllim përmirësimit të situatës. Sa i përket çmimit një gjë është e sigurtë, së paku deri në fundvit nuk ka shtrenjtim të çmimit”, ka deklaruar Bislimovski.

Në dhjetor do të ketë pasqyrë më të qartë lidhur me çmimet përshkak se siç tha, gjërat ndryshojnë shumë shpesh.//Zhurnal.mk

Related posts

Dialog për proceset reformuese në jurisprudencë, rezultatet e arritura dhe sfidat kyçe

D V

MPJ i dërgoi reagim UEFA-s për përfaqësim joadekuat të FFM-së në sajtin e Shtëpisë Evropiane të Futbollit

R Zh

Shënohet dita e boshnjakëve në Shkup, Xhaferoviç: Open Ballkani i panevojshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More