Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Bizneset e prekura nga pandemia kanë ende kohë të aplikojnë për grante

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se të gjithë ato biznese që ende nuk kanë mundur t’i dorëzojnë dokumentet për të aplikuar për grantin që u nda për bizneset e prekura nga COVID-19 kanë kohë t’i dorëzojnë ato nga data 11-15 janar. 

Ahmeti ka treguar edhe për dokumentet e nevojshme për aplikim.

Postimi i plotë:

Të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga #covid19 që për çfarëdo arsye nuk kanë arritur të i dorëzojnë dhe kompletojnë dokumentet e kërkuara, do të mund të i dorëzojnë ato nga data 11 – 15 janar 2021.

Dokumentacioni do të dorëzohet në katin përdhesë të ndërtesës së vjetër të Komunës.

Dokumentet e kërkuara janë:

– Leternjoftimin valid, kopje në të dy anët

– Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit

– Çertifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me nr81 dhe është 9 shifror)

Postime të ngjashme

Fatmir Sejdiu për Isa Mustafën: Thoshte se fitoj me duar në xhepa

T E

U shënua 24-vjetori i rënies së heroit Besnik Restelica

T E

Haki Abazi mbetet jashtë Kuvendit

T E

Reagon Hoti pas aksionit të policisë: Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal

S.B.

Tre të vdekur dhe 461 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

S.B.

Agim Krasniqi emërohet ministër në detyrë i Financave

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...