Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Bizneset kundër mbylljes: Pasojat do të janë të rënda për ekonominë e Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka marr vendim për vendosjen e masave të reja kundër COVID-19, duke ndaluar veprimtarinë e qendrave tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre, siç janë marketet ushqimore, farmacitë si dhe shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri më datë 18 prill.

Me masat e reja, po ashtu ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve.

Vendimi thotë që shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”, ndërsa marketet e mbyllura ushqimore obligohen që të përcaktojnë numrin maksimal të konsumatorëve në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 metra katrorë.

“Ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre siç janë marketet ushqimore dhe farmacitë nga data 7 prill deri më datë 18 prill, ndërsa në qendrat e hapura tregtare lejohet aktiviteti duke i respektuar masat dhe rekomandimet për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Obligohen marketet e mbyllura ushqimore që të përcaktojnë numrin maksimal të konsumatorëve në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 metra katrorë. Marketet obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të konsumatorëve të lejuar në të njëjtën kohë”, thuhet në vendim, përcjell Telegrafi.

Postime të ngjashme

​Shoqatat e luftës në Dukagjin: Flamuri serb në Koshare – provokim për shqiptarët

Dafina Vidishiqi

Ganimete Musliu pyet: Kah po shkon ky vend?

Dafina Vidishiqi

Presidentja Osmani: Nuk kemi nevojë për një non-paper t’na tregojë çka të bëjmë

Dafina Vidishiqi

Agim Veliu tërë mllef pas shkarkimit, e quan maskaradë dhe lojë të ndyrë të Abdixhiku

Dafina Vidishiqi

Kosova në OKB edhe pa njohje nga Serbia

Dafina Vidishiqi

Merovci: Rugova ka qenë menaxher shumë i dobët

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...