Bizneset në Strugë angazhojnë punëtor nga Nepali

nga Xh M

Strugë, 26 shtator – Në Maqedoninë e Veriut bizneset kanë filluar që të punësojnë punëtorë të pakualifikuar. Me dhjetëra biznese kanë filluar të marrin punëtorë nga Nepali.

“Ne kemi personel, por deshëm të provojmë një përvojë tjetër. Ata janë shumë korrekt dhe janë shumë të suksesshëm në punën që ata bëjnë.”, – theksoi pronari i një biznesi, Bekim Useini.

Punëtorët nga Nepali janë punëtorë të pakualifikuar dhe paguhen mirë. Ata thonë se janë pritur mirë nga struganët.

“Jam shumë e kënaqur me punën që bëj dhe ndihemi shumë mirë në Strugë. Personeli dhe klientët na kanë pritur shumë mirë.”, – tha kamarierja nga Nepali, Savmila Kadka.

“Mysafirët janë të kënaqur nga kolegët tona nga Nepali. Ata bëjnë punën e tyre me shumë kujdes dhe janë të shoqërueshëm.”, – tha kamerieri, Ajdin Rahmani.

Çdo ditë e më shumë, bizneset në vend po ballafaqohen me mungesën e fuqisë punëtore, prandaj marrja e punëtorëve nga jashtë është parë si zgjidhje provizore nga shumë biznese në Strugë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More