Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Bizneset në vend të shqetësuara nga pasojat e pandemisë

Shkup, 29 dhjetor – Komuniteti i biznesit pritet të zhvillojë betejë me pasojat negative të pandemisë. Situata do të jetë më e keqe vitin e ardhshëm, prandaj është e nevojshme që masat e reja të shtetit të mbështeten me analiza të hollësishme, shprehet eksperti Lubomir Dimovski.

Sektori privat ka probleme të mëdha për t’i mbijetuar situatës, shteti duhet të bëjë përpjekje për të mos ndërhyrë në këtë proces. Duhet të gjenden mënyra dhe përpjekje për të mbështetur më tej këtë sektor, duke lehtësuar rregullativën ligjore, duke lehtësuar shpenzimet ose duke siguruar masa stimuluese- deklaroi Lubomir Dimovski- ekspert ekonomik.

Sot u prezantua vlerësim pesëvjeçar i biznesit në vend. Kompanitë e anketuara kanë theksuar se kanë harmonizim më të mirë me rregullativën e biznesit. Në vitin 2020, 19% e tyre janë gjobitur kurse 25% vetëm janë paralajmëruar, që është një përmirësim krahasuar me 2019 kur 39% e kompanive u gjobitën. U anketuan 543 kompani nga sektorë dhe madhësi të ndryshme.

Postime të ngjashme

Ivent industria kërkon ndihmë financiare të pakthyeshme, papunësia bie me mbi 60 për qind

Z H

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Z H

Priten çmime të reja të derivateve të naftës nga KRRE-ja

R Zh

LSM: Dialogu social duhet të zgjerohet edhe në çështjen e hendekut gjinor në pagat

Z H

Kompanitë prodhuese presin ndihmën e qeverisë për rimëkëmbje

T E

Besimi: Reforma tatimore do të bazohet në drejtësi, arkëtim më të mirë, transparencë, dixhitalizim dhe tatimim “të gjelbërt”

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...