Agjencia Zhurnal.mk

Biznesi ankohet për mungesë të kuadrit profesional

Shkup, 13 janar – Zhurnal.mk – Sektori i biznesit ankohet për mungesë të kuadrit profesional dhe sipas tyre problemi buron nga Ministria e Arsimit.

Siç thonë nga Oda Ekonomike, ky dikaster po zbaton strategji të gabuar në politikën e regjistrimit të nxënësve në arsimin e mesëm. Në një situatë ku nuk sigurojnë dot kuadrin e nevojshëm, shumë biznese shohin me dyshim mbijetesën e tyre.

Natasha Janevska, nga Oda Ekonomike, thekson se në komisionin që Ministria e Arsimit formon për hartimin e planit për regjistrim në arsimin e mesëm duhet të ketë edhe një përfaqësues nga Oda Ekonomike. Kjo sipas saj do të ndikonte që të pasqyroheshin në mënyrë të saktë nevojat e bizneseve për fuqi punëtore në sektorë të caktuar.

“Arsyen për këtë gjendje, Oda Ekonomike e sheh tek një strategji e gabuar që zbatohet nga Ministria e Arsimit. Konkretisht strategji e gabuar në politikën e regjistrimit, e cila nuk është në përputhje me nevojat e ekonomisë dhe nuk ofron atë kuadër për të cilin ka nevojë tregu i punës. Konkurset për regjistrim në shkollën e mesme janë çdo vit të njëjtat, vetëm përsëriten” tha Natasha Janevska, OEMVP.

Biznesmeni Zharko Angellevski thotë se ka mungesë të kuadrit edhe në industrinë e mishit. Shumë biznese ofrojnë pagë deri 30 mijë denarë për të punësuarit si kasap, por përsëri s’ka interesim.

“Ka mungesë të kuadrit të industrinë e mishit, më së shumti në industritë që merren me prodhimin e mishit të freskët, si për shembull kasapë. Tek ne nuk mungojnë shumë, po përsëri do të ishte më mirë të kishim më shumë kuadër për këtë industri” u shpreh një biznesmen.

Të dhënat e Odës Ekonomike, tregojnë rritje të numrit të nxënësve që parapëlqejnë të regjistrohen në drejtimet e shëndetësisë, si infermieri, teknik ekonomik, apo teknik juridik, ndërkohë që sektori i biznesit ka nevojë për teknik makinerish, saldator, hidraulik, operatorë të makinerive, kasap, e të tjerë.

Në këtë vit shkollorë 24% nga numri i përgjithshëm i nxënësve janë regjistruar në drejtimet e shëndetësisë, 22% në drejtimet tregtare dhe juridike, që siç thonë nga Oda Ekonomike, sektorit të biznesit nuk i nevojitet kuadër i tillë. Mos zgjidhja e këtij problem, do të kishte ndikim të madh negativ në zhvillimin e ekonomisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...