Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Biznesi në mëshirën e politikës për miratimin e masave lehtësuese antikovid

Shkup, 6 prill – Zhurnal – Kompanitë dhe afaristët janë në pritje të zhbllokimit të Kuvendit, në mënyrë që shtëpia ligjvënëse të mund të miratojë pakon e pestë ekonomike e cila në vete ngërthen 30 masa lehtësuese, në mesin e të cilave ndihma financiare për kompanitë që të mund të paguajnë pagat dhe të mbajnë punëtorët, masa lehtësuese për likuiditetin e kompanive dhe të qytetarëve, dhe ndihma e drejtpërdrejtë për qytetarët, shkruan Zhurnal.mk.

Të hënën u dhanë sinjale shprese se Kuvendi mund të zhbllokohet, fillimisht opozita shqiptare për Zhurnal.mk tha se është e gatshme të tërheqë amandamentet që pamundësojnë miratimin e pakos së pestë ekonomike, që më pas kryeministri Zaev të deklarojë se do të gjendet një zgjidhje për ligjin për shtetësinë dhe u bëri thirrje të gjithëve të përmbushin përgjegjësinë e tyre.

“Pres këtë javë nëse mund të përfundoj kjo punë. Në takimin me përfaqësuesit e Aleancës së Shqiptarëve dhe Alternativës kemi pasur qëndrime të qarta. Ata panë vullnetin tonë dhe gatishmërinë që të mbështesim këtë ligj”, tha mbëmë Zaev, bashkë me bindjen se zgjidhja është afër.

Për nevojën e zhbllokimit ka folur edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perendimore (OEMVP) e cila thotë se paralajmërimi se opozita do të zhbllokojë pakon e pestë ekonomike është i qëlluar dhe i pritur, sidomos tani që me situatën e re të orës policore dhe me restriksionet e reja, do të pësojnë sektorët të cilët në mënyrë kronike, ishin “viktima e parë”.

Drejtori Ekzekutiv I OEMVP-së, Drilon Iseni tha për Zhurnal se ekonomia dhe biznesi vazhdojnë të përballen me probleme të ndryshme, siç janë likuiditet dhe humbja e vendeve të punës, deri tek zvogëlimi i kapaciteteve të cilat mund të rezultojnë me efekte tjera negative të planit afatmesëm.

“Vlerësojmë se pakoja e pestë është po aq e rëndësishme si ato të mëparshmet, mirëpo shqetësimet janë që duhet të rritet norma e realizimit të këtyre pakove, përshkak se deri tani a to të mëparshmet nuk janë realizuar plotësisht. Njëashtu, qëndrimi i OEMVP-së është që këto sektorë të cilët u mbyllën me vendim qeveritar, për atë periudhë do të duhet të përkrahen nga ana e qeverisë, sepse ata edhe paraprakisht punonin me kufizime dhe ky vendim i fundit pamëdyshje është një goditje e rëndë për të njejtit. Përpos pakove, OEMVP çdoherë ka bërë thirrje që ekonomia të aktivizohet edhe nëpërmjet stimulimit të aktivitetit ekonomik në vend, përmes realizimit të projekteve infrastrukturore të parapara në buxhet, ku do të injektohet një shumë e konsiderueshme e cila do të rigjallëronte shumë sektorë në tregun e brendshëm”, tha Iseni.


Paraprakisht, burime nga koalicioni i partive shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa (ASH-AAA) që kanë folur në kushte anonimiteti, i thanë Zhurnalit se janë të gatshëm të zhbllokojnë punën e Kuvendit që të mund të miratohet pakoja e pestë ekonomike duke tërhjekur mijëra mijëra amandamenetet e parashtruara, megjithatë nënvizuan se ky vendim i tyre, ka të bëjë ekskluzivisht me zhbllokimin e pakos së pestë ekonomike që nënkupton masat antikrizë për kompanitë në këtë kohë të vështirë pandemie, dhe paraqet shenjë të vullnetit të mirë, që pas kompromisit të tyre, edhe qeveria të gjej një zgjidhje për kërkesën e tyre për ligjin e propozuar për shtetësi.

“Ky ka qenë një propozim nga takimet që kemi pasur më herët, dhe na vjen mirë që VMRO është e gatshme të zhbllokoj propozim ligjin tonë për shtetësi, që në esecë është gjeneza e bllokimit të Kuvendit me mijëra amandamentet tona. Ne jemi të gatshëm të zhbllokojmë pakon e pestë ekonomike, dhe seboj se kjo do të çmohet nga pushteti, që bashkë të gjejmë një zgjidhje për ligjin për shtetësi. Zhbllokimin do ta bëjmë vetëm për pakon e pestë ekonomike, ndërsa për ligjet tjera zhbllokimi do të bëhet pas zgjidhjes për shtetësinë”, tha burimi brenda ASH-AAA-së.

Përveç pakos së pestë ekonomike, që përfshinë masat lehtësuese antikovid për kompanitë e vendit, të bllokuara në Kuvend ndodhen edhe ligji për Qendrën Klinike Univerzitare, vazhdimi i afatit për legalizimin e ndërtimeve ilegale, pakoja e pestë e masave me 100 milionë euro nga Banka Investuese Evropiane me kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe ligji për Radio Televizionin e Maqedonisë të cilat janë në procedurë për një kohë të gjatë.

Kujtojmë se më herët mediat maqedonase dolën me shkrimin se VMRO-DPMNE po mendon të tërheqë amandamentet e ligjit për shtetësi, në pritje që Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa gjithashtu të zhbllokojnë ligjin për pakon e pestë ekonomike

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...