Ekonomi Maqedoni TOP LAJM

Biznesmenët me kërkesë ndaj Qeverisë, Zaev premton stabilitet

Zhurnal Ads

Shkup, 2 shtator – Zhurnal.mk – Mbështetja financiare adekuate për kompanitë në pakon e katërt të masave që të tejkalohet kriza e shkaktuar nga pandemia me Kovid-19, zvogëlim i dukshëm i detyrave parafiskale dhe luftë të përbashkët kundër korrupsionit dhe ekonomisë gri, kërkoi sot Lidhja e Ekova Ekonomike të Maqedonisë nga Qeveria e re, ndërsa kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi stabilitet dhe parashikueshmëri në periudhën e ardhshme dhe masa të reja për ekonominë dhe për qytetarët.
Paralajmëroi periudhë prej katër viteve në të cilën, nuk do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

“Shteti është stabil dhe ekziston për t’u ndihmuar qytetarëve dhe ekonomisë dhe të jetë servisi më i mirë i qytetarëve. Parashikimet janë se në gjashtë deri tetë muajt e ardhshëm kriza do të vazhdojë dhe gjithë këtë periudhë duhet ta kalojmë së bashku sepse bashkë jemi më të fuqishëm dhe më të mençur. Në rrethana të tilla fillojmë me diskutim dhe debat për krijimin e pakove të reja për ekonominë dhe qytetarët. Qeveria është stabile, koalicioni është i fuqishëm, i ndërtuar në bazë të vlerave dhe e dërgon porosinë e parashikueshmërisë që është e rëndësishme për çdo kompani sepse parashikueshmëria do të thotë guxim i mjaftueshëm të shtyhen të gjitha proceset. Paralajmërojmë periudhë prej katër viteve ku nuk do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare që është e rëndësishme për planet e kompanive”, deklaroi Zaev para takimit me biznesmenët nga Lidhja e Odave Ekonomike.

Sipas kryeministrit, vijon periudhë stabile edhe në politikën tatimore, ndërsa pret edhe luftë të përbashkët me odat kundër ekonomisë gri.

“Nëse ndodh ndonjë ndryshim i tatimit, ajo duhet të paralajmërohet në kohë. Nuk kemi paralajmërime të tilla dhe nuk ka nevojë të tillë”, theksoi Zaev.

Nga Lidhja e Odave Ekonomike shpresojnë se procesi i marrjes së masave të reja antikrizë do të jetë inkluziv dhe të gjitha ndërmarrjet të cilat përballen me krizë financiare, do ta marrin mbështetjen e domosdoshme.

Për to, e rëndësishme është të zvogëlohen edhe detyrat parafiskale, të cilat siç deklaroi kryetarja e LOE-së, Danella Arsovska, paraqesin ngarkesë më të madhe madje edhe nga detyrimet tatimore.

Postime të ngjashme

Arrestohen katër persona nga Kumanova

T E

Quçukov: Me bllokadën Sofja shkakton ndjenja antibullgare dhe izolohet në BE

XH,I

Zaev: Hapja e kufijve në duart e autoriteteve shëndetësore

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...