Shkup, 15 korrik – Pronari i firmës “Tehnokom” dhe themelues i “Rado Banka” sonte vonë është gjetur në gjendje të rëndë në fshatin Orman afër makinës.
Personi është gjetur në afërsi të autostradës afër fshatit Orman (komuna Gjorçe Petrov) në afërsi të depove të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Policia ndodhet në terren dhe aktualisht po hetojnë rastin. Personi me shenja jete është transferuar menjëherë në klinikat e Shkupit.
Po hetohet nëse bëhet fjalë për tentativë për vrasje apo vetëvrasje.