Agjencia Zhurnal.mk

Biznesmeni Eddie Egriu kandidon përsëri për Kongresin Amerikan

Shqiptaro-amerikani nga Buffalo deklaroi se do të sfidojë kongresistin Brian Higgins, në zgjedhjet paraprake brenda Partisë Demokrate

Në ditën e parafundit të vitit 2019, biznesmeni Emin Eddie Egriu shpalli kandidaturën e tij për në Kongresin Amerikan. Ai do të sfidojë në zgjedhjet paraprake të Demokratëve, kongresistin Brian Higgins për distriktin 26 të New York-ut.
“Higgins ka ndjenjur shumë gjatë aty pa sjellë ndonjë gjë të mirë. Është koha që të largohet”, tha në deklaratën e tij shqiptaro-amerikani Egriu.
Aktivisti i komunitetit dhe sipërmarrësi në sektorin e ndërtimtarisë nuk është i vetmi që ka menduar zëvendësimin e Higginsit që tashmë është rizgjedhur tetë herë nga kjo zonë. Grupi i Demokratëve të Drejtësisë, që ka rigjallëruar krahun majtist të Partisë Demokrate me fitoren për në Kongres të Alexandria Ocasio-Cortez, ka studjuar zonën me shpresën për të gjetur një kandidat të majtë që mund të rrëzonte kongresisti në fuqi. Kërkimi doli pa rezultat.
Ndonëse gazetat lokale mendojnë se Higgins ka një mbështetje shumë të fortë në zonën e tij, Egriu thotë se kjo nuk pasqyron realitetin në terren.
Egriu ka shpallur kandidturën edhe dy herë të tjera më parë, një prej tyre nuk arriti ta vendosë emrin në fletëvotim, ndërsa në të dytën rezultati shumë zhgënjyes. Nuk ka ndonjë tregues të fortë se mund të zëvendësojë një kongresist si Higgins. Të paktën jo pa krijuar një koalicion të gjerë mbështetës në zonën 26.
Disa nga pikëpamjet e tij në mbështetje të kujdesit shëndetësor për të gjithë, sjelljen e trupave amerikane në atdhe “duke u dhënë fund luftrave pa kuptim”, fundit të luftës federale ndaj përdoruesve të marihuanës dhe zvogëlimit të numrit të të burgosurve mund të tërheqin më në fund mbështetjen e Demokratëve të Drejtësisë, pa të cilët vështirë se mund të ketë një shans beteje.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...