Agjencia Zhurnal.mk

Biznesmeni Orce Kamçev ngritë padi penale kundër Katica Janevës

Shkup, 15 nëntor – Zhurnal.mk – Biznesmeni Orce Kamçev sot në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupcion, ka ngritur padi penale kundër ish shefes së PSP-së, Katica Janeva, djalit të saj Llazar Janev, dhe prokurores Lile Stefanova, transmeton Zhurnal.

Këtë e vërtetoi edhe shefja e Prokurorisë, Villma Ruskoska, e cila për Fokus thotë se mëngjesin e sotëm e ka pranuar padinë penale.

Sipas asaj që shkruhet në padi, Kamçev e akuzon Janevën se ka krijuar një grupë, ku në të kanë marë pjesë djali i saj dhe prokurorja Stefanova, dhe siç thuhet, për qëllim kanë patur të përfitojnë të holla dhe të dëmtojnë Kamçevin.

“E pandehura e parë Katica Janeva si person zyrtar – prokuror publik e cila ka udhëhequr me PSP-në, pasi në 2018tën në Shkup ka krijuar një grupë prej disa personave me qëllim kryerjen e veprave penale për të cilat mund të shqiptohet dënim me burg nga tre vite e më lartë. Pasi ka përgatitur plan për mënyrën e veprimit të grupës dhe rolin e secilit anëtar të grupës, e ku pjesëtarë kanë qenë e pandehura e dytë Lile Stefanova, e cila ka vepruar për lëndë të cilat i janë ndarë direkisht nga e pandehura e parë Katica Janeva, të pandehurit kanë ndërmarë disa veprime me qëllim që të përfitojnë të holla të majme, dhe si rezultat të këtyre veprimeve, të dëmtuarit Jordan Kamçev dhe personit juridik KARA AD Shkup i kanë shkaktuar dëm material në shumë të majme, dëm jomaterial si dhe të dëmtuarit Jordan Kamçev dhe personave juridik me të cilët ai është i lidhur në menaxhim”, thuhet në denoncim.

Prokurorja Stefanova e udhëheqë lëndën “Perandoria” ku një nga të dyshuarit është edhe biznesmeni Kamçev. Edhe pas rënies së PSP-së, prokurori publik Ljubomir Joveski ka angazhuar Stefanovën të udhëheqë me lëndën në fjalë./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...