Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Bjellorusët marshojnë kundër Lukashenkos

Protestuesit në Bjellorusi kanë marshuar nëpër parqe dhe zona rezidenciale në disa qytete në mbarë vendin, duke vazhduar që të kërkojnë dorëheqjen e udhëheqësit autoritar, Alyaksandr Lukashenko.

Protestuesit po ashtu po kërkojnë që ata që janë përgjegjës për shtypjen me dhunë të protestave, të dalin para drejtësisë.

Për pesë muaj me radhë, në Bjellorusi janë mbajtur çdo ditë protesta, për të kundërshtuar rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve të 9 gushtit të vitit 2020, ku Lukashenko pretendon se ka fituar. Shumë në Bjellorusi, por edhe jashtë vendit, besojnë se rezultati është manipuluar në të mirë të Lukashenkos.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë refuzuar që të njohin rizgjedhjen e Lukashenkës në krye të Bjellorusisë.

Agjencia e pavarur e lajmeve BelaPAN raportoi se të paktën 30 marshe dhe tubime janë mbajtur më 17 janar, përfshirë në qytetin Minsk, Brest, Hrodna dhe Gomel.

Për të shmangur arrestimet, protestuesit po përdorin metoda të reja. Ata po njoftojnë në rrjetet sociale për tubimet që po mbajnë vetëm pak minuta para se të ndodhë tubimi.

Po ashtu, ata po mblidhen në numër më të vogël dhe po protestojnë në zona jashtë qendrave të qytetit, me qëllim që të shmangin ndërhyrjen e ashpër të policisë.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se autoritetet bjelloruse kanë arrestuar mbi 30,000 protestues, që prej se nisën protestat. Po ashtu, ka pasur raporte kredibile se ndaj protestuesve është ushtruar torturë dhe disa prej tyre kanë vdekur./ REL

Postime të ngjashme

Nuk është Covid-i dhe as një asteroid, ekspertja ngre shqetësimin: Njerëzimi po kërcënohet nga…!

T E

Partnerët e SHBA kanë frikë nga ngecja me mbetjet e IS-it në Siri

S.B.

Izrael: Gjysma e popullatës ka marrë së paku dozën e parë të vaksinës

S.B.

Blair: Bashkëpunimi rreth Covid-19 mund të ketë “shkurtuar” krizën

S.B.

Kurz kërkon nga BE-ja “pasaportë të gjelbër” për të vaksinuarit ndaj Covid

S.B.

Michel: Një BE më e fortë do të thotë një NATO më e fortë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...