Bjellorusi/ Gazetari kritik lirohet nga burgu

Bjellorusia ka liruar nga burgu gazetarin kritik Roman Protasevich dhe të dashurën e tij Sofia Sapega. Gazetari i cili u arrestuar në avion është lënë tashmë në “arrest shtëpie”, ka konfirmuar babai i tij për BBC.

 

Roman Protasevich u mor në paraburgim i akuzuar për nxitje së trazirave. Bashkë me të, pas urdhrit të Aleksandër Lukashenko për të devijuar fluturimin e avionit Athinë-Vilnius për ta detyruar më pas të ulej me detyrim në Minsk u arrestua edhe e dashura e tij, shtetasja ruse Sofia Sapega. Edhe për këtë të fundit është dhënë masa “arrest shtëpie”.

Arrestimi i tyre solli reagime të ashpra. BE vendosi sanksione ndaj ndaj Bjellorusisë. Duket se Bjellorusia është “dorëzuar” pas presioneve të shumta dhe ka nxjerrë gazetarin nga qelia.

Related posts

Çfarë dimë për figurat kryesore në strukturën udhëheqëse të Talebanëve?

Redaksia

Mbi 60 milionë të infektuar me koronavirus në Evropë, thotë OBSH

Redaksia

Scholz: Gjermania me qeveri të re deri në Krishtlindje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More