Një mjek gjerman i akuzuar nga Bjellorusia për kryerje të krimeve, duke përfshirë “terrorizëm” dhe “veprimtari mercenare” është dënuar me vdekje, ka njoftuar grupi bjellorus për të drejtat e njeriut, Viasna.
Bëhet e ditur se Rico Krieger, 30 vjeç, u dënua sipas gjashtë neneve të kodit penal të Bjellorusisë në një gjyq të fshehtë të mbajtur në fund të qershorit.
Ai konsiderohet një grup ekstremist në Bjellorusi, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Ende nuk është e qartë se çfarë lidhje mund të ketë pasur Krieger me grupin, por mediat opozitare bjelloruse raportuan se ai mund të ketë qenë i lidhur me një njësi brenda Kalinouski, të njohur si batalioni “Perëndimor”.
Ndryshe, kjo është hera e parë që dikush gjykohet për veprimtari mercenare në Bjellorusi, sipas Viasna.
Bjellorusia është i vetmi vend evropian që ka dënimin me vdekje, duke e rezervuar atë për krime të rënda duke përfshirë vrasje në rrethana rënduese, terrorizëm dhe tradhti.
Ajo raportohet të ketë ekzekutuar deri në 400 njerëz që kur fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, sipas Amnesty International, por ekzekutimet e shtetasve të huaj janë të rralla.
Vendi drejtohet si një regjim autoritar nga lideri për një kohë të gjatë Alexander Lukashenko, i cili ka arrestuar mijëra disidentë dhe aktivistë qytetarë që e kundërshtojnë atë.
