Bjellorusia pezullon pjesëmarrjen në partneritetin me BE

Bjellorusia ka njoftuar se do të pezullojë pjesëmarrjen e saj në Partneritetin Lindor të BE, që synon të afrojë evropianët dhe ish-republikat sovjetike më afër. Ky vendim është marrë në formë ndaj sanksioneve të miratuara kundër Bjellorusisë.

 

“Ne nuk mund të përmbushim detyrimet tona sipas kësaj marrëveshje në kontekstin e sanksioneve dhe kufizimeve të vendosura nga BE,” tha ministria e Jashtme bjelloruse në një deklaratë, duke njoftuar gjithashtu tërheqjen e ambasadorit të saj në Bruksel për “konsultime”.

Kujtojmë që një javë më parë Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Britania dhe Kanadaja u bashkuan për të vendosur sanksione ndaj disa zyrtarëve të lartë në Bjellorusi, për devijimin nga itinerari të një avioni pasagjerësh që po udhëtonte në maj mes dy vendesh anëtare të BE-së.

Këto sanksione si; ngrirja e pasurive dhe ndalimi i udhëtimeve vijnë si pasojë e reagimit të ashpër të autoriteteve bjelloruse për afro një vit, që kur presidenti Aleksandër Lukashenko deklaroi fitoren në zgjedhjet presidenciale të 2020, që BE dhe vende të tjera perëndimore i cilësuan të manipuluara./A2

Related posts

HRW: Sulmet në Gaza duket se përbëjnë krime lufte

D V

Në “çerdhen” e talebanëve lulëzon një biznes, tregtarët e armëve çdo herë e më të pasur në Afganistan

D V

Sulmohet me armë helikopteri që bartte presidentin e Kolumbisë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More