Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Blair: Bashkëpunimi rreth Covid-19 mund të ketë “shkurtuar” krizën

Udhëheqësit botërorë mund të kishin “shkurtuar” kohëzgjatjen e shpërthimit të Covid-19 me tre muaj nëse ata do të kishin bashkëpunuar rreth vaksinave, testimeve dhe ilaçeve, ka pohuar Tony Blair ndërsa lansoi një raport mbi përgatitjen për pandeminë tjetër vdekjeprurëse.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, ish-kryeministri i kërkoi Mbretërisë së Bashkuar të merrte drejtimin në zhvillimin e një “infrastrukture të re të sigurisë shëndetësore” që do të siguronte që vendet të koordinohen më mirë në identifikimin e kërcënimeve të reja, si dhe zhvillimin, testimin dhe prodhimin e vaksinave dhe trajtimeve.

“Sikur të kishte pasur një koordinim global një vit më parë, unë mendoj se mund të ishim ‘kursyer’ të paktën tre muaj nga ky virus”, ka thënë Blair për Guardian në një intervistë.

Raporti, “The New Necessary”, i botuar nga Instituti i tij për Ndryshim Global, argumenton se në të ardhmen, me një koordinim dhe investim të duhur ndërkombëtar, krijimi i një vaksine të re mund të arrihet në më pak se 100 ditë.

“Koha që na është dashur për të identifikuar virusin, për të zhvilluar një vaksinë dhe për ta futur atë në prodhim dhe shpërndarje ka qenë afërsisht, 15 muaj. Dhe rezultati i kësaj ka qenë që bota ka pësuar një goditje të madhe ekonomike dhe shëndetësore”, tha ai.

Raporti i bën thirrje qeverisë që të trajtojë përgatitjen për pandeminë e ardhshme si “të ngjashme me një operacion ushtarak”, duke ndjekur shfaqjen e sëmundjeve të reja duke përdorur mbikëqyrjen e nivelit më të lartë dhe duke pasur “kapacitetet në rritje” të gatshme për të prodhuar vaksina dhe ilaçe.

Postime të ngjashme

Aleksandër Vuçiq : “Unë pres vazhdimin e dialogut me Prishtinën në maj ose qershor.”

N E

Bosnja merr 10 mijë vaksina të tjera Sinovac nga Turqia

N E

Sebastian Kurz ka ofruar që Austria të jetë mikpritës i takimit SHBA-Rusi

N E

Rusia rritë prezencën ushtarake në Detin e Zi

N E

Britania dërgon 6 aeroplanë në Europën Lindore si mesazh për Rusinë

N E

Bilanci i Covid 19/ Mbi 3 milionë humbje jete në mbarë botën

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...