Blake Lively shkëlqen në premierën e “Another Simple Favor” me Ryan Reynolds

nga D. V.

Blake Lively tërhoqi gjithë vëmendjen në premierën e filmit të saj të ri “Another Simple Favor” në New York, ku u shfaq me bashkëshortin Ryan Reynolds.

Aktorja 37-vjeçare shkëlqeu në një fustan blu të ngushtë nga Lorraine Schwartz, që theksonte elegancën e saj, të kombinuar me bizhuteri të thjeshta dhe grim natyral.

Ryan, i veshur me një kostum gri dhe mokasina kafe, qëndroi pranë saj në tapetin e kuq, duke ndarë momente të ëmbla në sy të të gjithëve, shkruan DailyMail.

Çifti, i cili së fundmi mori pjesë edhe në Time100 Gala, dha edhe një herë shembullin e një dashurie të fortë në publik.

Në event ishte e pranishme edhe Anna Kendrick, bashkë-ylli i Lively, me të cilën thuhet se ka pasur tensione lidhur me promovimin e filmit.

Megjithatë, të dyja lanë mënjanë spekulimet dhe pozuan me regjisorin Paul Feig, i cili ka mohuar zërat për konflikte.

“Another Simple Favor”, vazhdimi i filmit të vitit 2018, ndjek personazhet Emily Nelson (Lively) dhe Stephanie Smothers (Kendrick) në një martesë ekstravagante në Capri, Itali. Filmi do të shfaqet më 1 maj.

Premiera vjen pak ditë pas fjalimit të Lively në Time100 Gala, ku ajo foli për fuqizimin e grave dhe aludoi për sfidat e fundit personale, përfshirë një betejë ligjore me ish-bashkëpunëtorin Justin Baldoni.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More