Agjencia Zhurnal.mk

Blegtorët dibranë të zhgënjyer përshkak mos interesimit për blerjen e bagëtive për kurban

Shkup, 29 korrik – Zhurnal.mk – Disa ditë para festës së madhe myslimane, Kurban Bajrami në Dibër tradicionalisht filloi shitja e gjedheve apo kurbaneve.

Për shkak të çështjes akoma të pazgjidhur me tregun e gjedheve, ato këtë vit shiten në tregun e improvizuar në hapësirën midis Qendrës për Kulturë dhe Xhamisë së Sahat Kullës.

Me në pjesë të blegtorëve me të cilët kemi biseduar kemi shprehur zhgënjim për shkak të interesimit të dobët për blerje, i cili në krahasim me vitet e kaluara nuk mundet as nga larg të krahasohet.

Këtë e konfirmon Skender Ame, kryetar i shoqatës së kultivuesve të deleve “Dashi”.

“Për dallim prej vitit të kaluar kur blegtorët nga Dibra dhe Qendra e Zhupës i shitën mbi 4.000 kokë gjedhe, kryesisht desh, këtë vit nuk presim të shiten as gjysma. Pritshmëritë tona janë prej 1.000 deri në 1.500 kokë. Pakënaqësia tek blegtorët është e madhe. Për shkak të çmimit të ulët të qengjave, i lamë pjesën më të madhe për shitje për Kurban Bajram, por siç qëndrojnë punët asgjë prej kësaj”, thotë Ame.

Shkaqet sipas tij janë të shumta.

“Së pari gjendja me pandeminë e cila i shkatërroi njerëzit në çdo pikëpamje, së dyti mosprania e mërgimtarëve të cilët këtë periudhë masivisht vijnë në atdhe. Edhe pse në përqindje më të vogël megjithatë ndikim kanë edhe informacionet për paraqitjen e sëmundjes gjuha e kaltër në disa pjesë të shtetit, si dhe arsye të tjera, siç është përcaktimi i një pjese të besimtarëve që paratë e dedikuara për kurban t’i dhurojnë në myftini”, shton Ame.

Çmimi lëvizë nga 70 deri në 120 euro, për kokë, që varet prej peshës.

Kurbani, theret, ditën e parë të festës, pas së cilës mishi shpërndahet tek familjet e varfra.

Dita e parë e festës së madhe myslimane Kurban Bajrami i bie më 31 korrik (e premte). Festa festohet katër ditë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!