Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Bleona performoi në Amerikë për komunitetin e shqiptarëve që po mbështesin Trumpin për president

Zhurnal Ads

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka performuar natën e mbrëmshme (e shtunë) në Sallën e Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” në Southfield MI.

Ajo iu është bashkuar atje në një festë të madhe komunitetit shqiptar në Amerikë, të cilët po shprehin mbështetje për rizgjedhjen e Donald Trumpit president të vendit.

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, e më pas të rishpërndara nga vet këngëtarja, shfaqet momenti kur Bleona ka kënduar për të pranishmit.

Ajo fillimisht ka interpretuar këngën e famshme patriotike amerikane “God Bless America”, gjersa më pas ka kënduar edhe në shqip këngën “Xhamadani vija vija”.

E veshur me një fustan të zi dhe të gjatë, këngëtarja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Amerikë, i ka mahnitur të gjithë me elegancën e saj.

Bleona përndryshe ka shprehur hapur mbështetjen e saj për kandidatin republikan, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 3 nëntor.

E njëjta ka pasur rastin që pak ditë më parë të takohet me ndërmjetësuesin special për diaologun Kosovë-Serbi nga Administrata Trump, Richard Grennell, të cilin edhe e ka falënderuar publikisht për atë që ka bërë për shqiptarët.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ja çfarë ushqimi po preferon të hajë gjatë shtatzënisë Afërdita Dreshaj

S.B.

Ndryshimet tashmë janë të dukshme! Afërdita tregon barkun e rrumbullakosur

S.B.

Getinjo dhe Don Xhoni drejt një bashkëpunimi?

S.B.

Bertan Asllani pozon i lumtur krah të fejuarës së tij, Hazal Senel

admin

Pse shumica e njerëzve nuk i mbajnë mend ëndrrat e tyre?

S.B.

Lulzim Fejzullahi, shqiptari mes shumë personaliteteve në librin “Njerëzit e famshëm në Gjermani dhe Austri”

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...