Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Bleona Qereti iu bashkohet në Amerikë shqiptarëve që po mbështesin Trumpin për president

Zhurnal Ads

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, prej më shumë se një dekade tashmë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka shfaqur hapur mbështetjen e saj për kandidatin republikan, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen në Amerikë më 3 nëntor.

Komuniteti i shqiptarëve që jetojnë në ShBA kanë organizuar më 31 tetor një mbrëmje feste nën drejtimin e Bleona Qeretit, e cila do të interpretojë live për komunitetin e shqiptarëve që po përkrahin Donald Trumpin.

https://www.instagram.com/p/CG3OkpFpcz3/?utm_source=ig_web_copy_link

Këngëtarja shqiptare publikoi në rrjetin social Instagram një video paralajmëruese të mbrëmjes në fjalë, duke i ftuar shqiptarët që jetojnë në ShBA që të bëhen pjesë e saj.

“Michigan a jeni gati? Ruani këtë datë! Takohemi ditën e shtunë, në datë 31 tetor, në Sallën e Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” në Southfield MI”, ka shkruar Qereti në Instagram.

Bleona përndryshe javën e kaluar publikoi një fotografi në rrjetet sociale, ku tregoi se kishte marrë pjesë në një nga debatet presidenciale të Biden dhe Trumpit, gjersa kishte shprehur mbështetjen për këtë të fundit.

https://www.instagram.com/p/CGrPeGXJkDg/?utm_source=ig_web_copy_link

Me presidentin aktual, Qereti ka pasur rastin të takohet disa herë, teksa në vitin 2016 kur ai ishte shpallur president, i kishte dërguar mesazh privat, duke e uruar për zgjedhjen president të vendit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Chuck Norris detyrohet të mohojë publikisht faktin se nuk ka qenë pjesë e protestës agresive në Capitol

S.B.

Kida tërheq vëmendje me pozat nga vetura

admin

Rrëfehet protagonistja kryesore e serialit “The Queen’s Gambit”: Nuk e prisja kurrë një sukses të tillë

S.B.

Njihuni me super trajnerin më të mirë shqiptarë (Foto)

admin

2 Ton nesër publikon këngën e re

admin

Vesa Luma vjen një fotografi atraktive nga xhakuzi, teksa shijon jetën e qetë në Zelandë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...