Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Blerim Kuçi e pranon se ka mosmarrëveshje në qeverinë Hoti, por thotë se janë të vogla

Ditë më parë dolën në pah përplasjet që janë në qeverinë Hoti, ku ministri i Tregtisë, Vesel Krasniqi, ka lëshuar mbledhjen e 34-të të kabinetit të Qeverisë, pasi nga rendi i ditës u hoq një pikë e propozuar nga kjo ministri.


I pyetur për këtë, ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pranuar se ka mosmarrëveshje mes partnerëve të koalicionit, por ka thënë se janë të vogla.

“Çdo qeveri ka ngapak edhe mosmarrëveshje, por në këtë qeveri janë të vogla. Kur nuk mund të rregullohen çështjet e vogla, ato bëhen të mëdha, por besoj që kryeministri e ka vullnetin me i rregullu me partnerët raportet dhe është duke i rregulluar ato raporte”, ka deklaruar Kuçi në një intervistë për Reporterin.

Ai ka thënë se për të problemet janë tejet minore.

“Nuk po pres që me thënë nuk ka problem, por për mua problemet janë tejet minore, kurse në kuptimin e votave është diçka tjetër”, ka thënë Kuçi.

Postime të ngjashme

PDK-ja kushtëzon pjesëmarrjen në zgjedhjen e presidentit

T E

Flet Visar Duriqi, tregon në detaje se si u sulmua

T E

Haziri: Osmani është fituese e zgjedhjeve, ajo i ka dhënë oksigjen listës zgjedhore të VV-së

T E

Mustafa: Nuk ka asnjë favorit për kryetar të LDK-së

T E

Pesë të vdekur dhe 437 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

S.B.

Osmani: Gazetarët janë bartës të realitetit, grushtat drejt tyre janë grushta ndaj gjithë shoqërisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...