Shkup, 14 gusht – Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani nga Kosova, i cili kërkohet nga Republika e Serbisë me urdhër dhe ekstradim, sot është arratisur nga arresti shtëpiak në Maqedoni, mëson jozyrtarisht Sakamdakazam.mk, përcjellë Klan Macedonia.
Ai u arrestua më 17 korrik 2024 në pikën kufitare të Jazhincës dhe u dërgua në burgun e Shutkës për 30 ditë paraburgim ekstradues.
Serbia po e kërkon atë me fletarrest për dyshimin për krime në luftën e Kosovës 25 vjet më parë.
Mirëpo, gjyqtari i procedurës paraprake, Pajazit Pajaziti nga Gjykata Penale Shkup tha se nga ekstradimi, Ramadanit iu caktuar arrest shtëpiak, në adresën e regjistruar të të afërmve/shokëve të të dyshuarit Ramadani.
Pas ankesës së Prokurorisë, siç mëson portali informativ, sot tre gjyqtarë të Këshillit Penal i caktuan Ramadanit masën e paraburgimit efektiv prej 30 ditësh për shkak të rrezikut të arratisjes.
Dikush nga Gjykata Penale e ka njoftuar Ramadanin sot se po kthehet në Shutkë, kështu që në të njëjtin moment ka ikur nga Maqedonia, thonë burimet e Sakamdakazam.
Nga MPB nuk ka ende përgjigje zyrtare për rastin.