Blerim Ramadani nuk do të ekstradohet në Serbi, vendosi gjykata në Maqedoninë e Veriut

nga Redaksia

Shkup, 9 gusht – Gjykata Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin në Serbi të ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani.

Lajmi është konfirmuar nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, përcjell INA.

“Rikujtojmë se më 17 korrik 2024, në pikëkalimin kufitar Jazhincë/Glloboqicë, është ndaluar shtetasi ynë, z. Blerim Ramadani, ish-pjesëtar i UÇK-së, në bazë të një fletëarresti të Serbisë të lëshuar rishtazi nga INTERPOL. Z. Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final (ex officio) të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nënvizoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More