Agjencia Zhurnal.mk.

Blerim Sejdiu i BESË-s do të garoj edhe për një mandat në Zhelinë

Tetovë, 28 gusht – Nga Lëvizja Besa ka informuar se sonte është mbajtur kuvendi i degës së Zhelinës, ku u zgjodh edhe kryetari i ri i degës, Suad Alili. Në komunikatë gjithashtu thuhet se dega në prezencë të kryetarit Bilall Kasami, sekretarëve Arjanit Hoxha dhe Adnan Azizi, i është dhënë dritë jeshile kandidimit edhe për një mandat Blerim Sejdiut, kryetarit aktual të kësaj komune.

“Në prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes BESA, kryetarit Bilall Kasami si dhe sekretarëve të partisë, Arjanit Hoxha dhe Adnan Azizi u mbajt Kuvendi themelues i degës së Zhelinës. Kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës, Suad Alilin si dhe kryesinë e degës.

Kuvendi i kësaj dege me unanimitet vendosi që kryetari aktual i komunës Blerim Sejdiu të garoj edhe për një mandat.

Suksese në zgjedhjet e 17 tetorit”, thuhet në njoftimin për media nga Lëvizja Besa.”, thuhet në njoftim e Lëvizjes Besa, transmeton Zhurnal.mk

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy