Blerina Kllokoqi Rugova shpreh ngushëllime për humbjen nga jeta të kolegut të saj, Festim Isufi

nga D. V.

Kreatorja e njohur kosovare, Blerina Kllokoqi Rugova, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të kolegut të saj, dizajnerit Festim Isufi.

Në një postim prekës në rrjetin social Facebook, ajo ka ndarë ngushëllimet e saj për këtë humbje të papritur që ka prekur komunitetin artistik dhe atë të modës në vend.

Përmes fjalëve të saj, Kllokoqi Rugova ka vlerësuar jo vetëm talentin dhe kontributin profesional të Festimit në industrinë e modës, por edhe cilësitë e tij njerëzore, duke e përshkruar atë si një shpirt të ndjeshëm dhe një njeri të mirë.

“Një shpirt i ndjeshëm, një dizajner i talentuar dhe një njeri i mirë na la. Pusho në paqe, Festim”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Krahas këtij mesazhi ngushëllues, kreatorja ka ndarë edhe një fotografi të dizajnerit të ndjerë, si një homazh i thjeshtë por domethënës për kujtimin dhe figurën e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More