Maqedoni

Blerja e 40.000 kompjuterëve do të zgjaste deri në prill, thotë Kryeministri

Zhurnal Ads

Shkup, 1 tetor, zhurnal.mk – Sot, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, kryeministri Zoran Zaev tha se do të zgjaste shumë procedura për blerjen e 40.000 kompjuterëve për ata fëmijë që nuk kanë pajisjet e nevojshme IT për të ndjekur mësimet online.

“Procedura për blerjen e 40.000 kompjuterë do të zgjaste deri në prill. Për ata që nuk kanë pajisjet e nevojshme, ka materiale të regjistruara që kanë një orar të duhur. Besoj se do t’i pajisim mjetet teknike me donacione, varësisht nga kush mund – Qeveria, ministritë apo institucionet e tjera. Ne do ta bëjmë çdo fëmijë të ndihet i barabartë me të tjerët”, tha Zaev.

Ministrja e Arsimit Mila Carovska në konferencën e përbashkët me Zaevin para mediave shtoi se ekziston mundësia për të ndjek mësimet në servisin publik të cilin ekziston një orar dhe në këtë mënyrë të gjitha vendet në zhvillim e përdorin atë si një mundësi.

“Kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me servisin publik dhe kemi në dispozicion një orar që do të ndiqet tërë vitin”, tha Carovska.

Postime të ngjashme

Hoti flet rreth mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Maqedonisë Veriore

admin

Pendarovski: Me përkushtim do të promovojmë kulturën e traditës boshnjake

Z H

Ndihma e Shpejtë transporton çdo ditë mbi 20 pacientë me coronavirus

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...