Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Blerja e duhanit të tepërt, Hoxha: Premtimi i dhënë është përmbushur

Shkup, 7 prill, Zhurnal.mk – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Arjanit Hoxha, sot ka njoftuar se Kombinati i Duhanit Prilep, ka paguar duhanprodhuesit nga të cilët ishte blerë duhani i tepërt.

“Kombinati i Duhanit Prilep, sot ka paguar prodhuesit e duhanit nga të cilët ishte blerë duhani i tepërt.

Një total prej 706 tonë tepricë duhani nga korrja e vitit të kaluar u grumbulluan nga Kombinati i Duhanit, kurse duke filluar nga dita e sotme mjetet finaciare të destinuara për këtë, janë në llogaritë e prodhuesve të duhanit.

Me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u siguruan mjete financiare nga buxheti i shtetit, përmes programit Covid, që kapin vlerën prej 100,000,000.00 denarësh, të destinuara për Kombinatin e Duhanit SHA Prilep në mënyrë që të paguhet me kohë duhani tepricë i grumbulluar.

Prodhuesit e duhanit i morën mjetet financiare të premtuara. Premtimi i dhënë është përmbushur, në kohën më të shkurtër të mundshme”, ka njoftuar kështu Hoxha.

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...