Agjencia Zhurnal.mk

Blero: Ne kemi faj se nuk iu kemi përmbajtur rregullave, urdhëroni një verë pa mërgatë

Pandemia e coronavirusit ka ndryshuar shumëçka këtë vit, nisur me organizimet e ndryshme e deri te sistemi i jetës përfshirë këtu aktivitetet dhe gjërat e shumta që janë anuluar posaqërisht këtë kohë për shkak të rasteve të shtuara me COVID-19.

Si pasojë e kësaj, një mungesë e madhe që tashmë vërehet në pothuajse çdo vend apo qytet të Kosovës janë edhe mërgimtarët, pasi çdo verë vijnë dhe vizitojnë familjarët e tyre e po ashtu sjellin përfitime edhe për vendin.

Një reagim lidhur me këtë çështje së fundmi e ka bërë edhe këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Blero Muharremi.

Ky i fundit thotë se Kosova pa mërgatën është si peshku pa ujë duke shtuar se mos respektimi i rregullave ndaj virusit ka sjell një gjendje të tillë.

“Sot dola me çiken pak në qytetin tonë të dashur Prishtinë dhe defenitivisht një tmerr i vërtetë pa mërgatë! Do të thoë 1 korrik dhe nuk ka shenja jete askund. Kosova pa mërgatën është si peshku pa ujë. Ne kemi fak se nuk iu kemi përmbajtur rregullave. Tani urdhëroni vëllëzër e motra një verë pa mërgatë. Pa koment”.

“Në fakt mirë na është bërë se ‘thojshim’ që shaci. Po shaci të ka bërë shtëpi o shqiptar. Tani kërkoni mërgimtarët. Në moment kur e humb ja din vlerën! Kurrë mos paragjyko”, ka thënë mes tjerash artisti shqiptar.

Ndërkaq, dje Qeveria e Kosovës ka marrë masa shtesë kundër përhapjes së COVID-19, njëra ndër të cilat është ndalimi i grumbullimit të më shumë se 50 personave në hapësira të hapura e të mbyllura.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!