Agjencia Zhurnal.mk

Blero uron në mënyrë të veçantë vajzën e tij: Ti je krenaria ime

Ai që ka qëndruar tash e saj vite në skenën muzikore, duke sjellë gjithmonë risi në treg është këngëtari Blero Muharremi.

Jeta e tij personale gjithmonë ka qenë cak i mediave rozë, duke shpalosur detaje ndonëse jo të dëshiruara nga vetë ai.

Blero ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi dhe nga ajo lidhje e kanë vajzën e tyre, Tarën.

View this post on Instagram

kush ka cike boten ka ❤️

A post shared by BLERO (@bleromuharremi) on

Tara sot feston ditëlindjen e saj të 10- të, ndërsa babai i saj përmes rrjetit social Instagram ka bërë një urim të veçantë për të.

“Për një baba që është bekuar me një fëmijë si ti është shume e lehtë të shkruaj urime e përgëzime, sepse ti je një vajze e mbarë e me krejt të mirat që një prind i ëndërron për fëmijën e vet. Ti je krenaria ime, drita e syve të mi. Babi të uron gjithçka të bukur nga zemra!”, ka shkruar mes tjerash Blero në postimin e tij.

Martesën e dytë, këngëtari e kishte bërë vitin e kaluar duke u kurorëzuar me modelen Afrona Dika. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...