Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Blerta Deliu: Dje ishte një ditë turpi për Kosovën, shkaku i Donika Gërvalles

Kritika të ashpra ndaj Qeverisë dhe ministers Donika Gërvalla, pati deputetja Blerta Deliu.

Ajo tha se ministrja e re nuk kundërshtoi raportin e Gjykatës Speciale në raportin e UNMIK-ut.

“Qeveria e re ka vendosur ta amnistojë Beogradin në arenën ndërkombëtare, në vend se të dëgjojmë për fyerjet që Vulini ua bën shqiptarëve, Qeveria ka vendosur të flasë me gjuhën e Vulinit. Në vend që ministrja e jashtme të kundërshtojë përfshirjen e Gjykatës Speciale në raportin e UNMIK-ut, ministrja jonë ka zgjedhur heshtjen”, ka thënë ajo.

“Në Gjykatën e themeluar nga Kuvendi i Kosovës, i raporton një institucioni që nuk e njeh Kosovën si shtet, ministrja jonë ka zgjedhur heshtjen. Nëse përfaqësuesi amerikan uron mbylljen e misionit të UNMIK-ut dhe uron Kosovën për njohjen e Izraelit, ministrja e jashtme nuk e thotë asnjë fjalë. Dje ndodhi një shkëputje nga politika e jashtme e harmonizuar me perëndimit dhe pranim i narracionit serb e rus në politikën e jashtme të Kosovës. Dje ishte një ditë turpi për Kosovën që fatkeqësisht u orkestruaa dhe po realizohet nga ata që do të duhej të punonin për Kosovën, nga Qeveria e saj në Prishtinë”, tha ajo.

Postime të ngjashme

Muslimanët sot festojnë Fitër Bajramin

R Zh

Agjencia “Zhurnal” ua uron besimtarët mysliman festën e Fitër Bajramit

R Zh

Kosova shpreson në tërheqjen e investimeve amerikane

N E

Vdes një persona si pasojë e nje aksidenti në Prishtinë

N E

Enver Hoxhaj: Ambiciet për kryetar do t’i them në kryesi

N E

Analizë / Përmes aderimit të Iranit në SCO, Rusia do ta realizojë ëndrrën e saj për krijimin e një OPEC-u të gazit natyrorë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...