Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Blinken angazhohet të ripërtërij partneritetin e SHBA-së me OKB-në

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të zhvillojë më 29 mars takime me zyrtarë të Kombeve të Bashkuara në përpjekje për të çuar përpara qëllimet e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, për një ringjallje të angazhimit në institucionet ndërkombëtare.

Departamenti i Shtetit tha se takimet e Sekretarit Blinken do të zhvillohen online dhe se përmes tyre do të riafirmohet angazhimi i SHBA-së, që përmes bashkëpunimit shumëpalësh të adresohen sfidat më të mëdha të botës.

“Vizita e Sekretarit do të bazohet në veprimet e Administratës për t’u ri-angazhuar brenda kornizës së OKB-së, duke përfshirë ribashkimin në Marrëveshjen e Parisit dhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë si dhe duke shpallur kandidaturën e SHBA-së për Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara për mandatin 2022-2024”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Blinken do të drejtojë një takim të Këshillit të Sigurimit si pjesë e presidencës amerikane të këshillit. Takimi do të trajtojë situatën humanitare në Siri. Blinken pritet të theksojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për një armëpushim dhe për qasje të papenguar për ndihmë humanitare, tha Departamenti i Shtetit.

Blinken do të bisedojë gjithashtu me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres për disa çështje, përfshirë nevojën për reformën e sistemit të OKB-së.

Sekretari amerikan i Shtetit, u kthye javën e kaluar nga udhëtimi i tij i parë në Bruksel.

Ai tha se udhëtimi kishte për qëllim “të bëhet e qartë vendosmëria e Shteteve të Bashkuara për të ringjallur aleancat dhe partneritetet”.

Postime të ngjashme

Merkeli për dozë të dytë mori një vaksinë tjetër, jo AstraZeneca-n

Bekim Laçi

Hong Kong: Nis gjyqi i parë nën Ligjin e ri për siguri kombëtare

Bekim Laçi

Republikanët në SHBA bllokojnë projektligjin për reforma zgjedhore

Bekim Laçi

Miliona persona u kthyen në milionerë gjatë pandemisë

Bekim Laçi

Polici amerikan nuk ndahet së qari pasi u detyrua ta vrasë 19-vjeçaren – familja “ia fal gjakun”

Dafina Vidishiqi

Fauci: Varianti Indian, kërcënimi më i madh në luftën kundër Covid-19

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...