Blinken falënderon Shqipërinë për ofertën për të strehuar refugjatë afganë

Sekretari i Shtetit Antony Blinken, në një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama falënderoi Shqipërinë për gatishmërinë e saj për të strehuar refugjatë afganë.

 

Në një deklaratë të lëshuar të enjten nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price thuhet se në bisedën e zhvilluar sekretari dhe kryeministri biseduan në lidhje me ofertën e aleatit të NATO -s, Shqipërisë, për të pranuar përkohësisht afganët në nevojë.

Sekretari Blinken falënderoi gjithashtu Kryeministrin Rama për vazhdimin e traditës krenare të Shqipërisë për strehimin e njerëzve në nevojë.

Në njoftimin e zëdhënësit Price thuhet se “Sekretari (Blinken) dhe Kryeministri (Rama) riafirmuan partneritetin e ngushtë midis dy vendeve”.

Njoftimi i Departamentit të Shtetit vjen në një kohë kur autoritetet shqiptare po vazhdojnë përgatitjet për të pritur refugjatë afganë që po largohen nga vendi i tyre nga frika e kërcënimeve të talibanëve.

Në pjesën ushtarake të aeroportit në Rinas janë ngritur tendat, ku qytetarëve afganë do t’u ofrohen shërbimet e para. Qendra, sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, është e pajisur me çadra mjekësore e të ndihmës së parë dhe ka një kapacitet prej 400 personash.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila është caktuar si koordinatore për operacionin humanitar në ndihmë të shtetasve afganë, tha të mërkurën se situata po ndiqet minutë pas minute në bashkëpunim me aleatët dhe se janë marrë të gjitha masat, kurdo që të mbërrijë avioni i parë. Ministrja Xhaçka vizitoi të mërkurën edhe godinat e Qytetit Studenti, ku pritet të sistemohen fillimisht refugjatët afganë.

Qytetarët afganë, sipas njoftimeve zyrtare në Shqipëri, “do të qëndrojnë për pak javë në këto qendra, për t’u zhvendosur më pas në disa struktura hoteljere në bregdet në pritje të kryerjes së procedurave për transferimin e tyre drejt destinacionit final”, që janë SHBA-të.

Related posts

SHBA paralajmëron goditje tjetë ndaj korrupcionit në nivel të lartë në Shqipër dhe rajon: Do t’i përdorim në mënyrë agresive mekanizmat kundër korrupsionit

N E

Humbin jetën tre persona nga coronavirusi në Shqipëri, konfirmohen 998 raste të reja

D V

Meta dekreton emërimin e Rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More