Blinken sot në Itali, takime me udhëheqësit kryesorë dhe Papën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të vizitojë të dielën Italinë, si pjesë e një turi takimesh në disa vende evropiane. Ai do të takohet me udhëheqësit më të lartë të vendit, si dhe Papa Françeskun.

 

Të hënën Blinken dhe ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio, do të bashkëkryesojnë një takim të Koalicionit Global për të Mposhtur ISIS-in që mbahet në Romë. Në të njëjtën ditë ai pritet të takohet dhe me Kryeministrin italian Mario Draghi dhe Presidentin Sergio Mattarella për të diskutuar rreth luftës civile në Siri dhe nevojave për ndihmë humanitare që ka ky vend.

Departamenti i Shtetit thotë se Siria mbetet një shqetësim i madh në kushtet kur anëtarët e grupit terrorist të Shtetit Islamik po përpiqen të shfrytëzojnë kampet humanitare, ku qëndrojnë me dhjetëra mijëra gra e fëmijë, për të rekrutuar gjeneratën e ardhshme të luftëtarëve.

Po të hënën, Blinken do të shkojë në Vatikan për takime me Papa Françeskun dhe Kryepeshkopin Paul Gallagher për diskutime mbi ndryshimin e klimës, trafikimin e qenieve njerëzore dhe lehtësimin e borxheve për vendet e varfëra.

Takimi i tij me Papën vjen disa muaj përpara një takimi në muajin tetor mes Papa Françeskut dhe Presidentit Joe Biden, presidenti i dytë katolik i Shteteve të Bashkuara.

Related posts

Turqia arreston gjashtë shtetas rusë nën dyshimin për spiunazh

D V

Burri që kreu sulmin me shigjetë në Norvegji ishte i konvertuar në Islam dhe ekziston frika se kishte bindje radikale

D V

Nënpresidenti i Afganistanit – talibanëve: Nuk do të dorëzohem

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More