Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Blinken: T’i jepet fund dhunës mes izraelitëve dhe palestinezëve

Mjaft më me dhunë dhe tensione si nga ana e palestinezëve ashtu dhe nga ajo izraelite, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një seri thirrjesh telefonike të bëra në orët e fundit me ministrat e Jashtëm të Francës, Egjiptit, Katarit, Arabisë Saudite dhe Pakistanit.

Blinken theksoi nevojën për një angazhim të përbashkët për të arritur në një armëpushim dhe për të gjetur zgjidhje në shkallë të largët duke rifilluar dialogun.

Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës të bllokuar ka shkuar në 197, përfshirë 34 gra dhe 58 fëmijë.

Pavarësisht reagimeve të ashpra ndërkombëtare për sulmet vdekjeprurëse, Izraeli vazhdoi sulmet në Gaza gjatë natës nga e shtuna në të dielën.

Izraeli pushtoi Jeruzalemin Lindor, ku ndodhet xhamia Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967.

Ai aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, lëvizje kjo e cila kurrë nuk u njoh nga bashkësia ndërkombëtare.

Postime të ngjashme

Zviceranët votojnë kundër masave për ndryshimet klimatike

Dafina Vidishiqi

A është Turqia ende një aleat i besuar i NATO-s?

Dafina Vidishiqi

Biden: Nuk po kërkoj konflikt

Dafina Vidishiqi

Netanyahu humb pushtetin në Izrael

Dafina Vidishiqi

Macron: G7 nuk është armiqësore me Kinën

Dafina Vidishiqi

​Blinken zbulon: E vetmja gjë për të cilën pajtohem me Putin

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...