Blinken: Vendet e NATO-s kanë nisur dërgimin e avionëve F-16 në mbështetje të Ukrainës

nga Xh M

Vendet e NATO-s kanë nisur dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë për ta ndihmuar që të forcojë mbrojtjen kundër Rusisë. Lajmin e bëri të ditur Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se ndërsa flasim, transferimi i avionëve F-16 nga Danimarka dhe Holanda është duke ndodhur” në Ukrainë, tha kreu i diplomacisë amerikane, duke folur në një aktivitet në margjinat e samitit të NATO-s.

“Këta avionë do të fluturojnë në qiellin e Ukrainës këtë verë,” shtoi ai.

Sipas Blinken, brenda dy ditëve të ardhshme pritet të shpallet një paketë e re ndihme “tepër e fortë” për Ukrainën.

Nga ana e tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky , i cili ndodhet gjithashtu në Uashington, tha se pret që sot të merren vendime për dërgesat e reja të avionëve F-16 në vendin e tij.

“Sot ne vazhdojmë të punojmë në Uashington. Në veçanti, do të ketë një vendim për F-16 shumë shpejt. Ne po rrisim numrin e avionëve të disponueshëm për Ukrainën”, tha ai në një video-mesazh të postuar në platformën Telegram.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More