Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Blinkeni sërish kërkon nga Vuçiqi njohjen reciproke me Kosovën

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken, ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njohjen e ndërsjellë me Kosovën.

Në një letër që i kishte dërguar Vuçiqit më 23 shkurt, e që është publikuar nga mediumi serb “Novosti”, Blinken, kishte thënë se synimi i SHBA-së është një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Serbisë dhe Kosovës të përqendruar te njohja e ndërsjellë.

“Normalizimi i plotë i marrëdhënieve do të çojë përpara të ardhmen evropiane të gjithë rajonit”, kishte shkruar Blinken ndër tjera, në letrën që ia kishte dërguar Vuçiqit jashtë protokollit të zakonshëm, e ku në fund të saj kishte shkruar edhe një mesazh me stilolaps, raporton Novosti. 

Blinken edhe në një letër dërguar autoriteteve serbe, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë kishte thënë se arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, e përqendruar në njohjen reciproke, do të kërkojë fleksibilitet dhe gatishmëri nga të gjitha palët për të bërë kompromis.

Edhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden, kishte  inkurajuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të arrijë marrëveshje me Kosovën, e cila do të përfshinte njohjen e ndërsjellë.

Ndërkaq ish-kryeministri Avdullah Hoti duke komentuar kërkesën e Blinkenit ndaj Serbisë ka thënë se këta janë miqtë e vërtetë të Kosovës. Ai ka shtuar se duhet ruajtur miqësia speciale me SHBA-në.

“Dialogu është ri-filluar mbi parime të qarta në Qeverinë e kaluar – dialog vetëm për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, pa u cenuar karakteri unitar i shtetit të Kosovës dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës. Mbi këto parime kemi fituar mbështetjen e partnerëve tanë për këtë proces”, ka shkruar ai.

Postime të ngjashme

Osmani në Austri: BE ta mbajë premtimin, Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave

Bekim Laçi

Arrestohet babai i foshnjës që solli në jetë 14-vjeçarja në Gjakovë

Bekim Laçi

Dialogu Kosovë-Serbi, Phillips kundër idesë për shkëmbim të territoreve

Bekim Laçi

Vetëvendosje dhe opozita përplasen për dialogun

Bekim Laçi

Albert Zogaj zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Bekim Laçi

Byroja e Sigurimeve: Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë 15 euro taksë në Mal të Zi

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...