Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar Temë TOP LAJM

Bllokimi i Kuvendit në retrospektivë: Opozita të mosmajorizohet, por, edhe ajo të sillet si pjesë e establishmentit politik

Shkup, 26 mars – Zhurnal – Bllokimi i punës së Kuvendit nga opozita shqiptare ASH/AAA në shënjë paknaqësie nga refuzimi që ju bë propozim ligjit të tyre për shtetësi, nuk është i pari, por sipas rregullores dhe procedurave që ka shtëpia ligjvënëse, me gjasë nuk do të jetë as i fundit, shkruan Zhurnal.mk.

Në historikun e funksionimit të tij 30 vjeçar, Kuvendi ka qenë arenë e përplasjeve mes shumicës dhe opozitës, por dhe ka folur për forma të ndryshme të obdstruksioneve nga opozita, e cila e pakënaqur nga majorizimi që i bëhet, mllefin e shpreh qoftë përmes bojkotimit të punës së shtëpisë ligjvënëse, qoftë përmes parashtrimit të një numri jashtëzakonisht të madh të amandamenteve, të cilat në esencë synojnë paralizimin e punës së shumicës parlamentare.

Ndjekësit e zhvillimeve politike i kanë të freskëta në kujtim 15.451 amandamentet e parashtruara nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në vitin 2012 për të parandaluar ligjin për forcat e armatosura, që në popull njihen si “Branitellat”, në shenjë pakënaqësia për mosmiratimin të një ligj për beneficione për invalidët e ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

Në mënyrë retrospektive, kujtojmë edhe bojkotin 15 muajsh të Kuvendit nga LSDM në vitin 2014, ndërkohë që merrnin pagat dhe shpenzimet tjera për telefonat zyrtar.
Ata u rikthyen në Kuvend pas arritjes të së ashtuquajturës Marrëveshje e Përzhinës, nga e cila doli Prokuroria Speciale për ndjekjen e veprave kriminale që dolën nga bisedat e përgjuara, një skandal I përmasave botërore.

Kjo nuk ishte tentativa e fundit e një opozitë për të bllokuar punën e Parlamentit, pasi këtë në vitin 2018 e bëri edhe VMRO-DMPNE duke parashtruar mbi 30 mijë amandamente për ligjin e përdorimit të gjuhëve.

Njohësit e punës së Kuvendit dhe përvojave të shteteve demokratike thonë thonë se listat e hapura janë një mundësi e mirë e rritjes së cilësisë së debatit dhe të demokracisë, pasi deputeti do të jetë I përzgjedhuri I popullit dhe jo preferenca e partisë politike, megjithatë, një dialog në vazhdimësi mes pushetit dhe opozitës është I një rëndësie të veçantë.

“Nevojitet dijalog konstatn politik. Aktualisht kemi një situatë në të cilën pushtetit I lejohet të bëj populizëm fare duke mos llogaritur në opozitën. Nuk them se duhet të pranojnë gjithëçka që vjen nga opozita, por e kanë patjetër të bisedojnë”, shprehet për Zhurnal.mk,gazetari Erdem Amet, njohës dhe ndjekës shumvjeçar I punës së Kuvendit.


Ai thotë se dialog kemi pasur vetëm për çështje madhore ku përfshihet bashkësia ndërkombëtare , siç ishte nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa demokracitë e zhvilluara siç është Gjrmania kanë një bashkëpunim të shkëlqyer përmes një koalicioni të zgjëruar CDU/CSU.

“Përsëris, dijalogu I përhershëm është një imperativ. Nuk mund të quajmë dialog uljen në bisedime pas trysnisë nga bashkësia ndërkombëtare, duhet të kuptojmë se opozita është pjesë e establishmentit politik, por njëkohësisht, edhe opozita të mos aktrojë se është jashtë këtij establishmenti. Nëse dikush e fton kryeministrin, duhet të ftojë edhe kreun e opozitares më të madhe. Shumica duhet të ketë të qartë se shifrat nuk I japi të drejtën e pushtetit absolut”, thotë Erdem.

Ai përcjell përvojat tjera, thotë se edhe në Amerikë të Veriut ndodhë që nëse opozita ndjen se është rrezikuar, bllokon, siç bllokoi buxhetin.

Kujtojmë se aktualisht në Kuvend janë në procedurë tre ligjet nga pakoja e pestë antikrizë për Kovid-19, të cilat nuk po mund të marrin dritën jeshile nga shkaku se grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa e realizoi paralajmërimin dhe dorëzoi 3.000 amendamente në mbledhjen e së enjtes të komisionit kuvendor për Financim dhe Buxhet.

Kryetari i këtij trupi të kuvendit, Timço Mucunski, në mbledhje ka informuar se janë parashtruar amendamentet dhe ka treguar se ato do të dërgohen për përkthim në gjuhën shqipe, pas çka Komisioni përsëri do të takohet. Kjo, sipas informacioneve nga Kuvendi, do të mund të ndodhë pas disa ditëve.

Shumica në Kuvend ka 62 deputetë, ndërsa dy prej tyre janë pozitivë në Kovid-19. Pa opozitën shumica nuk ka kuorum për punë dhe nuk mund të miratojë ligje. Shumica e pranoi propozimin e VMRO-DPMNE-së që në mbledhjen e 36-të të shqyrtohen vetëm ato katër pika, ndërsa ata të bëjnë kuorum që të munden masat antikrizë të realizohen sa më shpejtë.

Megjithatë, për shkak të bllokadës së Ligjit për shtetësie nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe Të majtës, grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës i bllokon këto ligje me rreth 3.000 amendamente, si dhe vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës me rreth 400 amendamente, por edhe 20 ligje të tjera me mbi 32.000 amendamente.

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...