Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Bllokimi i procesit integrues rrit euro-skepticizmin

Shkup, 11 shkurt – Kontesti me Bullgarinë, që ka pamundësuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian (BE), por edhe kontestet tjera në të kaluarën, siç ishte ai me Greqinë, kanë rritur dozën e euro-skepticizmit në mesin e qytetarëve.

Një hulumtim i Institutit për Demokraci ka dalë me të dhëna për rritje prej 3 për qind të euro-skepticizmit, duke e çuar nga 18 në 23 përqindjen e atyre që nuk mbështesin integrimin evropian. Anketa është realizuar në nëntor të vitit të kaluar, pas vetos bullgare, dhe rritje më të madhe të euro-skepticizmit prej 7 për qind ka regjistruar te shqiptarët, që deri tani kanë qenë mbështetësit më të mëdhenj të BE-së. Pavarësisht rënies së besimit, 80 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut mbështetin integrimin evropian të vendit, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell Zhurnal.mk

Marko Trashanovski nga Instituti për Demokraci, thotë se vetoja bullgare seriozisht ka dëmtuar procesin e zgjerimit, gjë që ka çuar në rritjen e dëshpërimit të qytetarëve. “Vetoja bullgare, që pamundësoi arritjen e kornizës negociuese apo nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, seriozisht ka dëmtuar procesin e zgjerimit të unionit, por gjithashtu ka rrënuar seriozisht edhe motivimin e politikës për reforma rrënjësore dhe zgjidhjen e çështjeve dypalëshe. E gjitha kjo ka bërë që edhe te qytetarët të ulet besimi ndaj integrimit evropian”, thotë Trashanovski. Sipas anketës, për 38.7 për qind të të anketuarve, integrimi i vendit në Unionin Ekonomik Euroaziatik, të udhëhequr nga Rusia, shihet si alternativë e integrimit në BE. Për dallim nga BE-ja me 34.1 për qind, tani Shtetet e Bashkuara me 43.8 për qind, shihen nga qytetarët e anketuar si shteti me ndikimin më të madh në Maqedoninë e Veriut.

Besa Kadriu, ligjëruese në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe njohëse e çështjeve politike,  për Radio Evropa e Lirë ka deklaruar se rritja e skepticizmit ka bëjë me dështimet e qeverisë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me fqinjët, por edhe me dështimet në zbatimin e reformat për forcimin e shtetit dhe rrjedhimisht krijimin e kushteve për një jetë më të mirë. Ajo thotë se shumë qytetarë, procesin e integrimit e shohin edhe si mundësi për të dalë jashtë vendit, për një perspektivë më të mirë. “Këtu gjithnjë e më tepër kemi ngecje për sa i përket procesit euro-integrues, edhe atë në shumë aspekte, në shtyllat kryesore duke u nisur nga çështjet që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë, mungesën e funksionimit të shtetit ligjor. Pra, po zbehen shpresat te qytetarët se gjërat mund të lëvizin nga e mbara. Kjo gjë sigurisht se reflektohet në përditshmërinë tonë, në bindjet tona, në mënyrën e jetesës tonë dhe në gjithçka që ka të bëjë me përditshmërinë brenda këtij vendi”, thotë Kadriu. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Mickoski niset drejt Koçanit

D V

Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

D V

Zaevi: Unë dhe disa ministra jemi nisur drejt Koçanit

D V

Në territorin e Qytetit të Shkupit intervenime për 16 zjarre, të gjithë janë lokalizuar

D V

Po evakuohen personat e palëvizshëm dhe prona pas zjarrit në lokalitetin Pasjak në rajonin e Pehçevës-Dellçevës

D V

QMK: Zjarre në tërë vendin, gjendja më kritike në Koçan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...