Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Bllokimi i sheshit ‘Shqiponja’, si do të hyni dhe dilni nga Tirana

Zhurnal Ads

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të cilët do të vijnë nga drejtimi i Durrësit, nuk do të munden të kalojnë më në rreth-rrotullimin e sheshit shqiponja për të vijuar më pas drejt zogut të zi, por do kthehen djathtas, në një aks të ri rrugor të përshtatur, i cili është në drejtim të rrugës Teodor Keko.

Më pas, për të hyrë në Tiranë, drejtuesit e mjeteve mund të ndjekin unazën, drejt “Pallatit me Shigjeta”, , ose mund të përdorin rrugën Abedin Rexha, e njohur ndryshe rruga që të çon tek ish fusha e Aviacionit. Për të shkuar në destinacionet e tyre qytetarët mund të përdorin rrugët dytësore.

Ndërsa, për të dal nga Tirana, drejtuesit e automjeteve, që do të vijnë nga pallati me shigjeta drejt sheshit shqiponja, do të duhet të kthehen majtas në këtë rrugë të re të përshtatur, për të vijuar më pas në drejtim të Durrësit.

Dalja tjetër nga kryeqyteti, për drejtuesit e automjeteve që vijë nga Zogu i Zi, do të bëhet nëpërmjet kësaj rruge, siç shihet edhe në pamje. Devijimi është bërë vetëm pak metra përpara rreth-rrotullimit të sheshit Shqiponja, ku do të ketë edhe një ngushtim të rrugës, për të vijuar më pas djathtas.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Sot nisi testimi i shpejtë të infektuarve, analizat po u bëhen në shtëpi

S.B.

BB: Shqipëria në krah të vendeve afrikane për numrin e ulët të mjekëve

S.B.

Pushimet e fundvitit, ministrja Kushi tregon se kur do të rikthehen nxënësit në shkolla

S.B.

Shqipëria nivel të lartë të rreziqeve natyrore, Banka Botërore sugjeron strategji për financimin e risqeve

S.B.

Naftëtarët e Ballshit rrëzojnë portën kryesore të uzinës dhe hyjnë brenda me forcë

admin

Prezantohet aplikacioni më i ri i Postës Shqiptare/ Rama: Shkurton kohë dhe zhduk burokracitë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...