Agjencia Zhurnal.mk

Bllokohet llogaria e Komunës së Gostivarit, përmbaruesi kërkon 5 milion denarë

Shkup, 26 mars – Zhurnal.mk – Llogaria e Komunës së Gostivarit prej sot është bllokuar për shkak të kërkesës së përmbaruesit pas ankesës së zjarrfikësve për shtesë të papaguar, informoi kryetari i komunës Arben Taravari.

Bllokimi i llogarisë do t’i anulojë pagesat e rrogave dhe harxhimet tjera për rreth dhjetë ditë.

Sipas Taravarit, bëhet fjalë për epilog nga aktgjykimi gjyqësor, me të cilin bashkësia lokale duhet të paguajë vlerë prej mbi 100 mijë euro. Ai dyshon se në këtë rast ka revanshizëm politik.

“Kemi arritur marrëveshje me të punësuarit në njësinë zjarrfikëse, që shtesa prej 20 për qind, që e kanë kërkuar, tu paguhet në këste. Megjithatë në një shtab politik ata kanë marrë instruksione dhe kanë vendosur që borxhin ta kërkojnë në këtë mënyrë. Vetëm më duhet të përmend se obligimi për shtesën buron nga koha kur ajo parti politike ka udhëhequr me qytetin”, tha Taravari.

Ai sqaroi se në kohë të të ardhurave të zvogëluara gjendja me pagesën e obligimeve vijuese, mund të zgjatë rreth dhjetë ditë.

Taravari u bëri thirrje edhe institucioneve kompetente që ta kontrollojnë këtë akt, pasi, siç tha, rekomandimet qeveritare kanë qenë të mos zbatohen përmbarime dhe pagesa të detyrueshme. /Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...