Bllokoi i Kanalin të Suezit / Kompania do ti paguajë Egjiptit 550 milion dollarë

Kompania që qëndron pas anijes së transportit të mallrave, Ever Given, e cila bllokoi për një javë Kanalin e Suezit do t’i paguajë Egjiptit si dëmshpërblim 550 milionë dollarë.

 

Marrëveshja mes kompanisë dhe qeverisë egjiptiane është arritur të hënën. Kajro kërkoi fillimisht 2 mld dollarë dëmshpërblim për bllokimin e kanalit, nga i cili siguron miliona dollarë të ardhura çdo ditë për shkak të trafikut të madh, kryesisht të anijeve çisternë dhe atyre me mallra nga Kina.

Egjipti sekuestroi anijen me të dalë kjo e fundit nga Kanali i Suezit, ndërsa kompania fillimisht refuzoi që të paguante dëmshpërblim duke hedhur dyshime se bllokimi i kanalit kishte ndodhur për shkak të udhëzimeve të gabuara të autoriteteve egjiptiane.

Anija Ever Given, me një gjatësi prej 400 metrash u bllokua skiç në kanalin e Suezit. Anija hapi rrugën gjashtë ditë më vonë pas një operacioni shpëtimi që përfshinte një flotilje anije tërheqëse dhe anije pastrimi, dhe gjatë së cilës një person u vra.

Tregtia globale u godit me humbje që përllogariteshin deri në 2 mld dollarë në ditë, pasi qindra anije duhej të prisnin për të kaluar përmes rrugës ujore 193 km, e cila lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq dhe siguron lidhjen më të shkurtër detare midis Azisë dhe Evropës.

Related posts

Të paktën 19 të vdekur pas përplasjes së dy anijeve

D V

CDC: Delta ka ndryshuar luftën ndaj koronavirusit

D V

Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Australia nisin një pakt për të kundërshtuar Kinën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com