Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Blutë shkëmbejnë të dënuarit me autoritetet italiane

Policia shqiptare ka realizuar këtë të shtunë ekstradimin e 3 personave, të cilët ndodheshin në kërkim ndërkombëtar për vepra penale të ndryshme. Mateo Gjepali 26-vjeç është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë, pasi rezulton i dënuar për disa vepra penale në fushën e drogës.

Gjepali ishte shpallur në kërkim pas hetimeve dhe ekzekutimit të operacionit të koduar “Pike”, i cili çoi në shkatërrimin e një grupi kriminal trafikantësh shqiptarë dhe në sekuestrimin e mbi 40 kg heroinë e të disa armëve në Shkurt të vitit 2018.

Pas Gjepalit policia ka shkëmbyer me autoritetet italiane një 47-vjeçar, i cili kërkohej nga drejtësia shqiptar. Leonard Kodra nga Malësia e Madhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2016, pasi Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 5 vite heqje lirie për prodhim dhe shitje narkotikësh.

I treti që është ekstraduar është një 25-vjeçar nga Kosova pasi ndodhej në kërkim nga autoritetet gjermane dhe është arrestuar në vendin tonë. I riu kosovar akuzohet për veprën penale vrasje të mbetur në tentativë.

Postime të ngjashme

Përhapja e zjarreve/ Rama nxjerr videon: Zmbrapset furia e flakëve drejt Llogarasë

D V

Shqipëria kërkoi ndihmë, Holanda dërgon dy helikopterë dhe 47 ushtarë

D V

Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nëse është e nevojshme do të përdorim forcën për evakuimin e banorëve

D V

Shqipëri, ​99 raste të reja me COVID-19

D V

Vlorë, banesa përfshihet nga flakët

D V

Zjarret, BE dërgon 2 helikopterë drejt Shqipërisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...