Agjencia Zhurnal.mk

BMW 4 Series me grill masiv në mesin e së cilit do të jetë e vendosur targa

Makina me kulm që mund të hapet, më në fund e ka treguar edhe një detaj para se të prezantohet

Reporterët që merren me veturat e reja, kanë arritur ta fotografojnë sërish nga afër BMW 4 Series që lansohet gjatë vitit që vjen, ndërsa arritën të shohin edhe më shumë nga kjo makinë me shtresa të mëdha kamuflazhi, transmeton Telegrafi.

Ashtu si edhe në fotografitë e rrjedhura, grilli është më masiv se model aktual, ndërsa ngjanë ne grillin kontrovers të modelit BMW Concept 4 që është prezantuar gjatë vitit të kaluar në Frankfurt Motor Show.

Tjetër veçanti e këtij grilli, është se në mes të tij do të jetë e vendosur targa e makinës, gjë që nuk është parë shpesh në makinat tjera.

Deri në versionin final të kësaj makine, pritet që grilli të jetë shumë më i përditësuar dhe të mos e ketë pikërisht këtë pamje.

Në përgjithësi, BMW 4 Series pritet të ketë një dukje që ngjanë me BMW 8 Series, por me ndryshime të lehta, që e bëjnë të duket shumë më mirë. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...