Agjencia Zhurnal.mk

BMW 6 Series mund të kthehet sërish, por jo ashtu si ishte më herët

Modeli i ri 6 Series, nuk do të jetë i njëjti, ashtu si e mbajmë në mend

Vitin e kaluar, është riktheyer 8 Series për ta zëvendësuar 6 Series Coupe, Convertible dhe Gran Coupe, transmeton Telegrafi. Derisa vetëm versioni i BMW 6 Series Gran Turismo është në treg, pritej që së shpejti të rikthehet një model i ri i 6 Series.

Pasi që Z4, është një veturë e cila po rivalizon me modelin sportiv Porsche 718 Boxter, 6 Series do të ishte një rival i duhur për Porsche 911.

Kohë më parë, ishte thënë se BMW 6 Series, do të ndërtohej në atë formë, që të ngjë dhe të mund të rivalizojë me rivalin 911, por nga ky lajm nuk doli asgjë e vërtetë dhe u harrua me kohë.

Mirëpo, gjatë bisedës me shefin e dizajnit në BMW, Adrian von Hooydonk, është lënë të kuptohet se 6 Series mund të kthehet sërish, vetëm me ndryshime të mëdha.

“Do ishte një ide e mirë, mbase mund të punojmë në këtë drejtim”, ka thënë Hooydonk, duke lënë të kuptohet se ky model nuk do të largohet në tërësi.

Njohësit e makinave të reja, konsiderojnë se BMW 6 Series mund të kthehet, por ashtu si ishte më herët, por me ndryshime që t’i përshtatet nevojave të kohës dhe me dizajn edhe më të mirë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...