Agjencia Zhurnal.mk
Auto

BMW E28 Alpina B9 nga viti 1983 del në shitje për 35 mijë euro

Tregtari 4 Star Classics ofroi për shitje një kopje të ruajtur mirë të sedanit sportiv Alpina B9, me bazë BMW 5 Series E28, një nga vetëm 577 njësi të prodhuara, shkruan Autoblog.

Alpina B9 kaloi dy vjetët e parë në Gjermani, më pas iu shit një blerësi nga Japonia ku qëndroi për 32 vjet, për të përfunduar te pronari aktual në vitin 2017.

Vetura ka ngjyrë të kaltër të errët, grafikë të artë Alpina, rrota Alpina 16-inç, dy tuba shkarkimi të vendosur në qendër, ulëse sportive me vija blu dhe jeshile, timon lëkure Momo, timon druri Alpina etj.

Posedon një motor 3.5-litra me gjashtë cilindra që sigurojnë 180 kuaj fuqi, i shoqëruar me një transmision manual me 5 shpejtësi.

Përshpejtimi nga 0 në 96 km/orë zgjat 6.7 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 240 km/orë. Çmimi i veturës kap shifrën 35 mijë euro.

Postime të ngjashme

Ai harroi të shkonte te mekaniku për një kontroll të veturës – ja si duket vaji i motorit pas 36,000 km

D V

A është më mirë të vozisësh me kondicioner apo dritare hapur gjatë verës? Ja çfarë konsumon më shumë karburant

D V

Mbërrin Cobra AC elektrike

D V

Mercedes SLR McLaren 722 By MSO kushton 2.6 milionë euro

D V

Shitet Toyota Land Cruiser që i përket Tom Hanks

D V

Lucid sfidon Teslan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...