Agjencia Zhurnal.mk

BMW M3 dhe M4 janë parë duke bërë xhiro testuese në pistë krahas veturave tjera

Modelet e reja M3 dhe M4, janë parë duke u testuar, ndërsa tregonin shkathtësi të lartë

Konsiderohen si dy nga makinat më të fuqishme në botën e makinave me perfomancë të lartë, andaj BMË është duke punuar që t’i rikthejë M3 dhe M4 në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, të dy këto modele i kemi parë derisa kryenin testime në zona të ndryshme dhe reporterët kanë mundur t’i fotografojnë nga afër, për këtë herë, ishin duke bërë xhiro testuese në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë.

Të dy makinat, kanë bërë testime të ndara, ndërsa edhe krahas veturave tjera të fuqishme, që e kanë nivelin e njëjtë.

Fillimisht, M4 është parë teksa testohej së bashku me Porsche 718 Spyder dhe BMW 5 Series, derisa M3 u pa derisa testohej afër G80 BMW M3. Si dhe disa herë, kanë bërë xhiro testuese vetëm M3 dhe M4.

Brenda këtyre makinave, që nuk dihet se kur do të lansohen, pritet të ketë motor me 473 deri në 503 kuaj fuqi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...