Pritja më në fund ka marrë fund. BMW M4 CS i ri është këtu, i pozicionuar midis versioneve Competition dhe CSL.
Sjell më shumë fuqi, më pak peshë dhe përshpejtim të fuqishëm.
Më shumë se një vit pas BMW M3 CS, vjen një version coupe. Motori është i njëjtë si në limuzinë, dhe është një 3-litërsh me benzinë me gjashtë cilindra që prodhon 550 kuja-fuqi, i cili ka një ndërrues M Steptronic me tetë shpejtësi dhe sistemin inteligjent M xDrive.
BMW M4 CS i nevojiten vetëm 3.2 sekonda që shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrijë pa ndonjë problem, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 302 kilometra në orë.
Pesha gjithashtu është zvogëluar. BMW pretendon se CS është 20 kilogramë më i lehtë se M4 Competition falë paneleve të trupit, siç është kapaku i motorit, i bërë nga plastika speciale e përforcuar me fibër karboni.
Në pjesën e brendshme të automjetit, konsola qendrore, doreza e ndërruesit dhe pjesë të ndryshme dekorative janë gjithashtu të punuara nga materiale më të lehta.
Ulëset sportive standarde M Carbon janë më të lehta, dhe BMW arriti të zvogëlojë masën e sistemit të shkarkimit me 3.6 kilogramë.
Kombinuar me akordimin specifik të pezullimit CS, rezultati është një coupe e shpejtë që sundon në mënyrë supreme kthesat.
Jo, nuk është më i shpejtë në Nürburgring sesa CSL, por është tepër afër këtij rezultati. BMW shënoi një kohë zyrtare prej 7 minuta 21.99 sekonda, që është afërsisht 1.5 sekonda më e ngadaltë se CSL.
Prodhimi do të fillojë në korrik, dhe dërgesat pak më vonë këtë vit. Çmimi fillestar i veturës është 160 mijë euro.