Agjencia Zhurnal.mk

BMW M5 i ri do të jetë i fuqishëm aq sa Bugatti Veyron-i

Gjatë javës së kaluar ka rrjedhur online BMW M5 2021 i pa kamufluar, duke sugjeruar se lansimi i tij zyrtar nuk është aq larg.

Por tashmë ka nisur diskutimi për gjeneratën e ardhshme të M5, të cilit i referohen si gjenerata G60 në qendrën kryesore të BMW-së në Gjermani.

Sipas një raportimi të ri nga revista britanike automobilistike Car Magazine, G60 M5 do të jetë elektrik e që do të jetë vetura e parë nga modeli M që do të jetë krejtësisht me fuqi elektrike “Power PHEV” me zero emetim të gazrave, transmeton KOHA.

G60 M5 pritet të vijë me tre motor elektrik 250 kW, njëri në boshtin e pasmë e dy të tjerë nga para.

Që të tre së bashku prodhojnë 750 kW apo 1,006 kuajfuqi.

Ky BMW M5 do të ketë kuajfuqi aq sa ka edhe një Bugatti Veyron, ndërsa shpejtësia maksimale e tij ende nuk është zbuluar, siç raporton kjo revistë.

G60 i serisë 5 pritet të debutojë gjatë 2023-ës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!