BMW prezanton motoçikletën e re elektrike, çmimi i saj fillestar është 13.000 euro – e shpejtësia maksimale 120 kilometra në orë

BMW këto ditë ka prezantuar flotën e veturave të saj elektrike, por kësaj radhe ka ardhur edhe me një motoçikletë.

 

Bëhet fjalë për CE 04, që është e para e llojit të vetë dhe që plotësisht është elektrike, transmeton Telegrafi.

Me vetëm një mbushje të baterisë, mund të përshkohen 130 kilometra dhe shpejtësinë maksimale e ka të programuar në 120 kilometra në orë.

Çmimi fillestar i kësaj motoçiklete është mbi 13.000 euro. Megjithatë kjo nuk është motoçikleta e parë elektrike nga gjiganti bavarez BMW.

Në vitin 2014 lansoi C Evolution që tani është zëvendësuar nga CE 04. Falë baterisë 31 kW kjo motoçikletë gjeneron 42 kuaj-fuqi.

Shpejtësinë nga 0-60 kilometra në orë e arrin për 2.5 sekonda, kurse atë maksimale prej 4 sekonda

Related posts

TOGG paraqet “trupin e montuar” të makinës, prodhim i Turqisë

D V

Porsche 918 Spyder shitet në ankand për 1.4 milion dollarë, i ka vetëm 8.000 kilometra të kaluara – u prodhua në vitin 2015

D V

Reagimet e para të zyrtarëve të Rimac, pas lajmit se Bugatti kalon në pronësi të një kompanie kroate

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com